Dy persona të moshës 19-vjeçare janë therur me thikë në orët e para të mëngjesit në Prizren.
Sipas Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, njëri nga të lënduarit ka marrë disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Pas trajtimit fillestar në Emergjencë dhe ekzaminimeve mjekësore, ai është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë.
Ndërkohë, i lënduari tjetër ka pësuar një plagë në kofshën e djathtë. Pas trajtimit në Emergjencë, ai është liruar për në shtëpi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:10, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me ngjarjen.