Errët
Ndritshëm

Vetura me qira përfundon e shitur në Serbi, policia po heton rastin

13.05.2026

Në Prishtinë është raportuar një rast i “shpërdorimit të pasurisë së huaj”.

Sipas raportit, ankuesi ka deklaruar se i dyshuari kishte marrë me qira një veturë me targa vendore dhe më pas dyshohet se, pasi ka dalë në territorin e Serbisë, automjeti është shitur në një auto-servis atje.

Rasti është paraqitur këtë të martë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 4 maj të këtij viti.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Errët
Ndritshëm