jë incident me armë zjarri është regjistruar sot në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë, ku një burrë ka mbetur i lënduar lehtë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjakovës për Sinjalin, e cila ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. “Sot rreth orës 14:25 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Marin Barleti’ në Gjakovë. Një person mashkull i moshës madhore ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Rrethanat e incidentit ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë në zhvillim.