Ministria e Bujqësisë ka publikuar në Facebook shumën e subvencioneve të parapara për secilin sektor të bujqësisë, në kuadër të programit të pagesave direkte për vitin 2026.
Sipas njoftimit të ministrit Armend Muja, programi përfshin pagesën bazë, mbështetjen e lidhur me prodhimin e kulturave prioritare, masat për stabilizimin e tregut, pagesën rishpërndarëse për hektarin e parë, si dhe ekoskemat me qëllim rritjen e prodhimit vendor dhe forcimin e sigurisë ushqimore.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kishte deklaruar se me vendimin e ri të Ministrisë mbështetja për vreshtarët do të jetë 150 euro për hektar, nga 1100 euro sa ishte më herët. Kjo deklaratë u pasua me reagim nga ministri Muja, i cili e mohoi këtë interpretim.
Pas këtyre deklarimeve, Ministria e Bujqësisë ka bërë publik detajimin e subvencioneve për secilin sektor, duke sqaruar skemat mbështetëse të parapara për vitin 2026.