Errët
Ndritshëm

6 persona intervistohen nga Policia, sekuestrohen pamflete

10.04.2026

Gjashtë persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se po transportonin pamflete në zonën e Jarinjës.

Sipas Prokurorisë së Mitrovicës, rasti është hapur ndaj një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa bëhet e ditur se janë sekuestruar pamfletet dhe një sprej.

“Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Nga ana tjetër, autoritetet nuk kanë dhënë ende sqarime se çfarë përmbanin materialet e sekuestruara, pavarësisht kërkesave për informata.

Errët
Ndritshëm