Sipas Anfield Edition, anësori i Brighton-it, Yankuba Minteh, mund të jetë një zëvendësues i mundshëm për Mohamed Salah te Liverpool-i këtë verë.
Arne Slot është i njohur me Minteh, pasi e ka trajnuar 21-vjeçarin gjatë kohës së tij te Feyenoord-i. Brighton-i synon të dyfishojë investimin e bërë, duke kërkuar më shumë se 33 milionë paund që pagoi për transferimin e tij nga Newcastle në vitin 2024.
Minteh ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime në 29 paraqitje këtë sezon. Kontrata e tij aktuale me “Seagulls” zgjat deri në vitin 2029, ndërsa Transfermarkt e vlerëson gambianin me 40 milionë euro.