Errët
Ndritshëm

Arrestohen dy persona për zjarrvënien e katër autoambulancave hebraike në Londër

25.03.2026
5568 (1)

Policia britanike ka njoftuar arrestimin e dy personave lidhur me sulmin e dyshuar me zjarrvënie ndaj katër autoambulancave të komunitetit hebraik në Londrën veriore, një incident që ka shkaktuar tronditje të thellë në vend. Lajmi u raportua këtë të mërkurë nga agjencia e lajmeve, Reuters.

Të arrestuarit, të moshës 47 dhe 45 vjeç, u ndaluan në Londrën veriperëndimore dhe atë qendrore, dhe aktualisht ndodhen në paraburgim. Autoambulancave iu vu zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një sulm që kryeministri britanik, Keir Starmer, e quajti një “sulm antisemit thellësisht tronditës”. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

Policia, e cila ka ngritur hipotezën e një lidhjeje të mundshme me Iranin, bëri me dije se hetimet vazhdojnë, pasi pamjet e kamerave të sigurisë sugjerojnë se në ngjarje mund të jenë përfshirë të paktën tre persona. Si masë paraprake, është shtuar prania policore rreth komuniteteve të prekura në Londrën veriore.

Në Britani, shqetësimi rreth antisemitizmit po rritet, ndërsa autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për kërcënimet që mund të vijnë nga Irani, duke përfshirë mbikëqyrjen ose shënjestrimin e objekteve hebraike, megjithëse Teherani zyrtar ka mohuar çdo përfshirje.

Errët
Ndritshëm