Errët
Ndritshëm

Arrestohet një person në Mitrovicë, goditi me veturë dy policë për t’i ikur terminalit doganor

15.03.2026

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pasi dyshohet se me veturë ka goditur dy zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Shala e Bajgorës”.

Policia bën të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë në hyrje të terminalit doganor dhe ka vazhduar lëvizjen me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë lëvizjes, ai ka goditur dhe lënduar dy zyrtarë policorë, të cilët si pasojë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Sipas policisë, i dyshuari ishte ndaluar fillimisht pasi në automjetin e tij me targa vendore ishte gjetur mall duhani i kontrabanduar, ndërsa ishte urdhëruar të dërgohej në terminalin doganor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Errët
Ndritshëm