Errët
Ndritshëm

Arrestohet punëtori teknik në Ferizaj për sulm ndaj 10-vjeçares

14.03.2026
Arrestim 5

Një 64-vjeçar, punëtor teknik në një shkollë fillore në Ferizaj, është arrestuar nën dyshimet për sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare. Ngjarja është raportuar në Polici të mërkurën.

Sipas Policisë, viktima është një e mitur 10-vjeçare. Të enjtën,i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit vazhdojnë veprimet hetimore për rastin.

Në raportet ditore të datave 12 dhe 13 mars nuk është përmendur ende rasti, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Errët
Ndritshëm