Errët
Ndritshëm

Arrestohet i mituri për vjedhje në Lipjan

13.03.2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, pasi ka vjedhur stoli ari dhe një shumë parash në një shtëpi në fshatin Torinë, më 3 mars 2026.

Arrestimi i të miturit u realizua mbrëmjen e së enjtes. Pas identifikimit dhe arrestimit të tij, për rastin u njoftua edhe prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i mituri u dërgua në mbajtje.

Policia njofton se ndaj të dyshuarit po kryhen procedurat për së paku 12 vepra të natyrës së njëjtë. Hetuesit janë gjithashtu në kërkim të disa personave të tjerë, të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë në të njëjtat raste.

Errët
Ndritshëm