Errët
Ndritshëm

Inspektorati i Prishtinës nis aksion për heqjen e reklamave pa leje në hapësirat publike

12.03.2026
649188370 122101799115163190 251367826719788089 N

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka nisur një aksion për heqjen e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike, përfshirë sipërfaqet e gjelbëruara, trotuaret dhe shtyllat elektrike.

Qëllimi i aksionit është largimi i reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, për të siguruar lëvizje të lirë dhe më të sigurt për këmbësorët. Inspektorati u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa lejen e organeve kompetente.

Aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave, ndërsa për të gjithë ata që rivendosin reklama pa leje do të shqiptohen gjoba,” thuhet në njoftimin e lëshuar.

Image

 

 

 

Errët
Ndritshëm