Një burrë ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vushtrri.
Viktimës, pasi u intervistua nga autoritetet, iu lëshua urdhri mbrojtës dhe u dërgua në strehimore së bashku me fëmijët e saj.
Ndërkaq, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.