Errët
Ndritshëm

Reagim i ashpër nga Richard Grenell: Deklaratat e presidentes Osmani nuk janë të vërteta

10.03.2026
00dc Grenell1 Cfhk Videosixteenbyninejumbo1600

I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se administrata e Donald Trump është më pro-Kosovë që nga koha e George W. Bush.

Në një postim në rrjetin social X (Twitter), Grenell shkroi se deklarata e Osmanit nuk është e vërtetë.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkroi ai.

Më herët, Grenell kishte reaguar edhe ndaj shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, duke përmendur mundësinë e rikthimit në politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe madje duke sugjeruar se ai mund të bëhet kryeministër në të ardhmen.

Reagimet vijnë në një kohë kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke bllokuar përkohësisht procesin për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Osmani kishte shpallur më 6 mars dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, pasi institucionet nuk arritën të zgjedhin presidentin brenda afatit kushtetues, ndërsa partitë politike janë ftuar për konsultime rreth datës së zgjedhjeve.

Errët
Ndritshëm