Një aksion policor në rrugën “Enver Maloku” ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari kosovar, pas gjetjes së një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar disa qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me një peshë totale prej 537.1 gramësh. Materialet janë marrë si provë materiale dhe i dyshuari është dërguar në stacion për intervistim.
Pas procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet mbi rastin vazhdojnë.