Errët
Ndritshëm

16 vjet e 6 muaj burgim për sulm seksual ndaj të miturve në Ferizaj

02.03.2026
Gjykata Themelore Ferizaj (12)

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim fajësues ndaj të pandehurit B.S., duke e dënuar me 16 vjet e 6 muaj burgim për sulm seksual ndaj të miturve.

Sipas gjykatës, B.S. është shpallur fajtor për dy vepra penale të “Sulmit seksual” në vazhdimësi. Për secilën vepër, ai është dënuar me nga 10 vjet burgim, ndërsa dënimi unik do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

B.S. akuzohet se gjatë periudhës qershor–dhjetor 2024 dhe janar–shkurt 2025, ka sulmuar seksualisht të mitur të moshës 12-13 vjeç, të gjinisë mashkullore. Masa e paraburgimit ndaj tij do të vazhdojë deri në fillimin e vuajtjes së dënimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e burgimit të shqiptuar.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Errët
Ndritshëm