Errët
Ndritshëm

Trump nis operacione luftarake në shkallë të gjerë në Iran pas injorimit të paralajmërimeve

02.03.2026
Donald Trump 638630538762086042 121957

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tronditur opinionin ndërkombëtar me deklaratën e fundit nga Shtëpia e Bardhë, duke konfirmuar se forcat amerikane kanë nisur “operacione luftarake në shkallë të gjerë” brenda territorit iranian.

Sipas Presidentit Trump, ky hap drastik erdhi pasi Teherani injoroi çdo paralajmërim diplomatik. Pikat kryesore të argumentit të SHBA-së janë: refuzimi i Iranit për të ndalur pasurimin e uraniumit, synimi për sigurimin e armëve bërthamore, si dhe akuzat se regjimi vazhdon të financojë e të drejtojë ‘ushtri terroriste’ në të gjithë rajonin.”

“Një Iran i armatosur me raketa me rreze të gjatë dhe armë bërthamore është një kërcënim i papranueshëm për Amerikën dhe botën,” deklaroi Trump.

Operacioni nuk është thjesht simbolik, por ka qëllime specifike asgjësuese. Trump ishte i prerë në listimin e objektivave: shkatërrimin e plotë të arsenalit të raketave iraniane, asgjësimin e forcave detare për të garantuar sigurinë në rrugët ndërkombëtare ujore, si dhe eliminimin e çdo mundësie që Teherani të prodhojë armë të shkatërrimit në masë.

Ky veprim shënon kalimin nga ‘presioni maksimal’ ekonomik në ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake. Presidenti pretendoi se, megjithëse SHBA-ja udhëhoqi procesin, ekziston një mbështetje e gjerë ndërkombëtare për të parandaluar radikalizimin e mëtejshëm të Iranit.”

Errët
Ndritshëm