Një person i dehur ka larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Rahovec.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe fëmijët e tij”, njoftoi Policia e Kosoves.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.