Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pasi dyshohen për përfshirje në një rast kanosjeje. Ata janë intervistuar nga Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të shtetit.
Hetuesit kanë siguruar një video dhe një audio-incizim lidhur me rastin, të cilat janë dorëzuar si prova materiale.
Tek i dyshuari E.F. janë sekuestruar dy pistoleta dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari N.M. një pistoletë dhe 10 fishekë. Të dy posedonin leje të vlefshme për armët.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.