Errët
Ndritshëm

Manchester United interesohet për mesfushorin e Villarreal CF

26.02.2026
504 Sport Media365 Sport News 5ba 926 8dd3f8a5f0ffacdd922eea4520 Villarreal Pape Gueye Raconte Son Renouveau Gueye Pape 030325 1024x536

Manchester United po monitoron mesfushorin e Villarreal CF, Pape Gueye. “Djajtë e Kuq” po e konsiderojnë 27-vjeçarin si pasardhës të mundshëm të Casemiro, i cili pritet të largohet nga klubi verën e ardhshme, sipas Footmercato.

Sipas raportimit, klubi anglez mund të rrisë interesimin ndaj tij nëse paraqitet mirë në Kupën e Botës 2026.

Gueye ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asistim. Kontrata e tij aktuale me Villarrealin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij në 20 milionë euro.

Errët
Ndritshëm