Të martën, më 24 shkurt, u mbyllën disa nga përballjet më dramatike të fazës “play-off” në UEFA Champions League, ku katër skuadra siguruan biletën për në 1/8 e finales.
Atlético Madrid – Club Brugge 4:1 (ndeshja e parë 3:3)
Newcastle United – Qarabağ FK 3:2 (ndeshja e parë 6:1)
Inter Milan – FK Bodø/Glimt 1:2 (ndeshja e parë 1:3)
Bayer Leverkusen – Olympiacos F.C. 0:0 (ndeshja e parë 2:0)
Pas përfundimit të dy ndeshjeve, në 1/8 e finales kaluan Atlético Madrid, Bayer Leverkusen, Newcastle United dhe FK Bodø/Glimt.
Këto skuadra do t’u bashkohen tetë klubeve që kishin siguruar më herët kualifikimin direkt: Arsenal, FC Bayern Munich, Liverpool , Tottenham Hotspur, FC Barcelona, Chelsea , Sporting CP dhe Manchester City.
Ndërkohë, emocionet vazhdojnë të mërkurën, më 25 shkurt, ku do të përcaktohen edhe katër vendet e fundit për në 1/8 e finales.
Atalanta BC – Borussia Dortmund
Juventus F.C. – Galatasaray S.K.
Paris Saint-Germain F.C. – AS Monaco FC
Real Madrid CF – SL Benfica