Sulmuesi i Barcelona, Ferran Torres, ka zbuluar një rregull të ri të vendosur nga trajneri Hansi Flick për të forcuar disiplinën brenda skuadrës.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin El Hormiguero, Torres tregoi se Flick ka përditësuar rregullat e përpikmërisë dhe ka vendosur masa të ashpra: çdo lojtar që vonohet në ditën e ndeshjes do të përballet me një gjobë prej 40 mijë eurosh.
Ky vendim synon të rrisë seriozitetin dhe profesionalizmin në dhomat e zhveshjes së “blaugranëve”, teksa klubi kërkon standarde të larta si brenda ashtu edhe jashtë fushës.