Errët
Ndritshëm

Juventus pranë rinovimit me McKennie

24.02.2026
1439960323

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Juventus është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me mesfushorin amerikan Weston McKennie.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe palët kanë rënë dakord pothuajse për çdo detaj të kontratës së re. Marrëveshja aktuale e McKennie me “Zonjën e Vjetër” skadon këtë verë, por gjithçka tregon se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit bardhezi.

McKennie iu bashkua Juventusit në vjeshtën e vitit 2020, pasi u transferua nga Schalke 04, dhe që atëherë është shndërruar në një nga lojtarët më energjikë të mesfushës torineze.

Rinovimi i kontratës shihet si një hap i rëndësishëm për stabilitetin dhe vazhdimësinë e Juventusit në mesfushë.

Errët
Ndritshëm