Errët
Ndritshëm

Goditje për Realin para ndeshjes së kthimit në Champions

24.02.2026
Gettyimages 2186543518.jpg

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kampionëve kundër Benficas, që zhvillohet më 25 shkurt.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle AS, ylli francez vazhdon të ndiejë shqetësime nga një dëmtim i kahershëm në gjurin e majtë. Për këtë arsye, ekziston mundësia që ai të mos jetë i gatshëm as për sfidën e javës së 26-të në La Liga kundër Getafes më 2 mars.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes, Mbappe nuk arriti ta përfundojë seancën e plotë, duke shtuar dyshimet për paraqitjen e tij. Kujtojmë se Real Madrid ka fituar 1-0 ndeshjen e parë në Lisbonë ndaj Benfica, duke krijuar një avantazh minimal për duelin e kthimit.

Klubi madrilen nuk dëshiron të rrezikojë me rikthimin e parakohshëm të sulmuesit francez, për të shmangur komplikime të tjera në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Këtë edicion, Mbappe ka qenë në formë të jashtëzakonshme: 33 paraqitje në të gjitha garat, 38 gola të shënuar dhe 6 asistime.

Errët
Ndritshëm