Errët
Ndritshëm

Shporta e kosovarëve gjithnjë e më e kushtueshme

24.02.2026
Marketing To Attract Grocery Stores Large

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit shënoi në janar 2026 një normë vjetore inflacioni prej 5.8 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin e kaluar, çmimet u ngritën edhe 1.2 për qind brenda një muaji të vetëm.

Biletat e fluturimeve janë shtrenjtuar me 50.4 për qind gjatë vitit, furnizimi me ujë dhe shërbime të lidhura me banimin me 44.4 për qind, lëndët djegëse të ngurta me 17.2 për qind, energjia elektrike me 16.7 për qind.

Edhe frutat, mishi, kafja dhe produktet e qumështit kanë shënuar rritje dyshifrore.

Në shportën e përditshme, shifrat nuk flasin aspak më pozitivisht, duke shënuar rritje enorme vjetore.

Tridhjetë vezët kanë shkuar nga 3.41 euro në janar 2025 në 4.77 euro në janar 2026, rritje prej mbi 39 për qind brenda dymbëdhjetë muajve.

Një metër kub dru zjarri kushton tani 64.46 euro, nga 56.62 euro që ishte një vit më parë. Mishi i viçit ka kaluar 12 euro kilogrami. Janë numra të vegjël në pamje të parë, por që ndihen çdo ditë, në çdo treg, në çdo familje.

Errët
Ndritshëm