Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka ndarë mendimin e tij lidhur me muajin e Ramazanit.
“Ne kemi një plan të qartë për secilin. Po i monitorojmë nga afër se çfarë po bëjnë dhe po përcaktojmë mënyrat më të mira për t’i mbështetur lojtarët, qoftë sa i përket orareve të ushqimit apo përshtatjes së stërvitjeve. Sa di unë, vetëm një lojtar është duke agjëruar gjatë Ramazanit: Yamal”, është cituar Flick nga Marca.
Kujtojmë se muaji i shenjtë i agjërimit për myslimanët këtë vit zgjat nga 19 shkurti deri më 19 mars.