Errët
Ndritshëm

Kosovarët “dogjën” 158 milionë euro duhan brenda vitit 2025

14.02.2026
Person Holding Cigarette Concept Quitting Smoking 2026 01 07 05 35 56 Utc

Kosovarët kanë shpenzuar plot 158 milionë euro për importin e cigareve vetëm brenda vitit 2025, sipas publikimit te institutit GAP, i cili i referohet statistikave të Doganes së Kosovës.

Ky nivel i lartë i konsumit e rendit duhanin si produktin e katërt më të importuar në vend, duke u radhitur menjëherë pas kategorive si veturat, derivatet dhe energjia elektrike.

Ish-drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, pati deklaruar më 2023 se duhani përbën një kërcënim serioz për shëndetin në Kosovë, duke bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e nivelit të konsumit.

Ndërkohë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duhani vret deri në gjysmën e përdoruesve të tij.

Mbi 8 milionë njerëz vdesin çdo vit globalisht si sebep i duhanpirjes. Nga kjo shifër, rreth 1.3 milionë vdekje u shkaktohen jo-duhanpirësve që ekspozohen ndaj tymit, duhanpirësit pasivë.

Përkundër rreziqeve të dokumentuara, Kosova vazhdon të dështojë në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili mes tjerash ndalon rreptësisht pirjen e cigareve në ambiente të mbyllura.

Errët
Ndritshëm