Në Gjykatën Themelore të Ferizajit janë sjellë para Gjykatës gjashtë të akuzuarit për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika në Kaçanik.
Të pandehurit u paraqitën në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurie.Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka, janë të akuzuar për vrasje të rëndë, ndërsa Diamant Gashi është i akuzuar për dhënie të ndihmës personave të përmendur më lart pasi pretendohet se kishin kryer veprën penale.
Lidhur me këtë rast akuzohet edhe një i mitur, mirëpo ndaj tij procedura penale do të mbahet veçmas prej 6 të akuzuarve, pasi i njëjti në kryrjen e vepres penale ka qenë i mitur dhe do të gjykohet si i tillë.Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ismet Rrahmani, të akuzuarit u deklaruan rreth fajësisë.
Të gjithë të akuzuarit në seancën e shqyrtimit fillestar u deklaruan se nuk e pranojnë fajsinë për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
Pas deklarimit të të akuzuarve, gjyqtari i rastit Ilir Bytyqi njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se në afat prej 30 ditësh kanë drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.