Errët
Ndritshëm

Dimarco pranë rinovimit me Interin deri në 2030

09.02.2026
Federico Dimarco Inter Milan Celebrate

Sipas insajderit të besueshëm Nicolò Schira, Federico Dimarco është shumë pranë nënshkrimit të një rinovimi kontrate me Interin deri në vitin 2030.

Edhe pse disa klube nga Premier League kanë shprehur interes serioz për mbrojtësin italian, bisedimet nuk kanë shkuar deri te ofertat konkrete. Megjithatë, si Interi ashtu edhe Dimarco kanë pasur prioritet të qartë: vazhdimin e bashkëpunimit.

Për rikujtim, 28-vjeçari është produkt i akademisë së Interit. Pas aventurave në formë huazimi te Sion, Parma, Verona dhe Ascoli, ai u rikthye te Nerazzurrët në vitin 2021, ku shumë shpejt u shndërrua në një nga figurat kyçe të skuadrës.

Në këtë sezon, Dimarco ka zhvilluar 31 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 13 asistime.

Kontrata aktuale e tij e lidh me klubin nga Milano deri në vitin 2027, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg arrin në 50 milionë euro.

Errët
Ndritshëm