Real Madridi mbetet në ndjekje të Barcelonës. “Los Blancos” fituan 2-0 ndaj Valencias në “Mestalla”, në një ndeshje ku dominuan posedimin.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 65-të përmes Alvaro Carreras, ndërsa Kylian Mbappe vulosi fitoren në minutat shtesë. Me këtë triumf, Reali është vetëm një pikë pas Barcelonës në krye të La Ligas.
Trajneri Alvaro Arbeloa ishte pa disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, ndaj u detyrua t’u besojë të rinjve të akademisë, ndërsa Kylian Mbappe ishte pika kryesore e rrezikut në sulm.
Barcelona kryeson me 58 pikë, Reali ndjek me 57, ndërsa Valencia vazhdon luftën për mbijetesë.