Federata e Futbollit të Marokut ka hedhur poshtë zërat që qarkulluan në media për largimin e Walid Regraghit nga posti i trajnerit të kombëtares.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj, federata ka bërë të qartë se Regraghi nuk ka dhënë dorëheqje, duke mohuar raportimet e fundit që flisnin për një vendim të tillë.
Spekulimet nisën pas humbjes së Marokut në finalen e Kupës së Afrikës ndaj Senegalit (0:1), ku u pretendua se trajneri 50-vjeçar nuk dëshironte të vazhdonte më tej, pavarësisht se përgatitjet për Botërorin 2026 janë vetëm disa muaj larg.
Walid Regraghi është në krye të kombëtares që nga viti 2022 dhe nën drejtimin e tij Maroku ka përjetuar një epokë historike: gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2022 dhe finalja e parë e Kupës së Afrikës pas vitit 2004.