Cristian Romero, ka ngritur zërin publikisht për kaosin që po kalon Tottenham.
Qendërmbrojtësi argjentinas është i tronditur nga realiteti aktual i Tottenhamit dhe nuk e fsheh zhgënjimin e tij për atë që e quan një gjendje “të turpshme” për një klub që pretendon të jetë ndër më të mëdhenjtë në Premier League.
Barazimi 2-2 ndaj Manchester Cityt ishte pika e fundit, ku trajneri Thomas Frank kishte në dispozicion vetëm 11 lojtarë të gatshëm për lojë, një fakt që Romero e përshkroi si “të pabesueshëm, por fatkeqësisht të vërtetë”.

Kapiteni i Spurs vitin e kaluar rinovoi kontratën me Spurs deri në vitin 2029, por që tani duket se po e humb durimin me mënyrën se si po menaxhohet klubi.