Marcus Rashford duket se e ka mbyllur përfundimisht kapitullin me Manchester United.
Barcelona planifikon të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 26 milionë paundësh në fund të sezonit.
Sulmuesi anglez u largua në huazim verën e kaluar, pas përplasjes me ish-trajnerin Ruben Amorim, i cili e përjashtoi nga ekipi i parë.
Në Spanjë, Rashford ka rilindur: 22 g/a në 32 ndeshje, paraqitje mbresëlënëse dhe rikthim në Kombëtaren e Anglisë nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Edhe pse në “Old Trafford” ka nisur një frymë e re me Michael Carrick, sipas Marca, Rashford e ka marrë vendimin: e ardhmja e tij është Barcelona.