Errët
Ndritshëm

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë, një i arrestuar

02.02.2026

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka plagosur me armë zjarri një tjetër person në Mitrovicë.

Sipas Policisë, viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

 

Errët
Ndritshëm