Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri Kosovës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.
Ai ka theksuar se ky është një gjest tejet domethënës i presidentit amerikan ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar dhe dërgon një sinjal të rëndësishëm për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës.
Në një postim në llogarinë e tij, Rama shkruan:
“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest që forcon marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar dhe tregon respekt për rolin tuaj ndërkombëtar. Besoj se faktorët politikë të Kosovës do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA.”