Errët
Ndritshëm

Dy kosovarë lëndohen pasi aeroplani i vogël bie në Liqenin e Mavrovës

12.12.2025

Dy qytetarë të Kosovës J.P. (41) dhe D.M. (64) kanë mbetur të lënduar të premten, pasi aeroplani i tyre i vogël sportiv u rrëzua në ujërat e Liqenit të Mavrovës. Të dy u nxorën nga liqeni dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Gostivarit, ku sipas autoriteteve janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Tetovës konfirmoi se aeroplani ka pësuar një defekt teknik në motor, gjë që e ka detyruar pilotin të bëjë ulje të detyruar në liqen.

“Rreth orës 12:35 është raportuar se një aeroplan i vogël sportiv është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës, afër digës së Kanalit Belicë. Dy shtetas të Kosovës, J.P. dhe D.M., i cili ishte edhe piloti, kanë arritur të dalin vetë nga aeroplani dhe të ngjiten në breg. Të dy janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike të Gostivarit”, ka njoftuar policia e Tetovës.

Njësitë policore të Mavrovës kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje. Piloti ka deklaruar para oficerëve se defekti në motor e detyroi të ulej në liqen.

Errët
Ndritshëm