Errët
Ndritshëm

Dy kamionë me lopë ndalohen nga policia në Kamenicë dhe Gjilan

12.12.2025

Katër lopë i ngarkuan në kamion të enjten dy shoferë, por u detyruan t’i zbresin pa arritur destinacionet. Dy në Kamenicë me qëllim për t’u kontrabanduar dhe dy në Gjilan për t’u transportuar ilegalisht.

Këtyre shoferëve rrugën ua preu Policia e Kosovës.

Pas ndalimit të automjetit në Novosellë të Kamenicës, ku dyshohej se po kontrabandoheshin lopë, zyrtarët policorë e njoftuan Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës. Gjedhët që ishin pa numra matrikulimi u dërguan në terminalin doganor.

Shoferi u lirua bashkë me automjetin.

Edhe lopët që po transportoheshin pa dokumentacionin përkatës në fshatin Malishevë u dërguan në terminal doganor.

Errët
Ndritshëm