Errët
Ndritshëm

I dyshuari për krime lufte arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, lirohet pas intervistimit

12.12.2025

Një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile është arrestuar të enjten në aeroportin “Adem Jashari”.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se veprat janë kryer në periudhën 24 prill – 26 maj 1999 në Prizren.

I dyshuari është ndaluar nga policia, është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

“Me 11.12.2025, në aeroportin ‘Adem Jashari’, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për veprën e lartcekur penale. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Errët
Ndritshëm