Errët
Ndritshëm

Prishtinë: Ushtrim i përbashkët i Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës

10.12.2025

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë të premten, më 12 dhjetor, një ushtrim të përbashkët me shkallë të gjerë, nga ora 15:00 deri në 21:00.

Ushtrimi do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndërinstitucional dhe procedurat e reagimit emergjent. Ai bëhet pjesë e përpjekjeve të SHBA-së dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të garantuar gatishmërinë për të reaguar ndaj incidenteve të mundshme.

Gjatë ushtrimit, disa rrugë në rrethinën e Ambasadës dhe zonave të tjera të stërvitjes do të jenë të mbyllura përkohësisht, dhe trafiku do të devijohet sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës. Ambasada thekson se ky është vetëm një ushtrim dhe nuk ka lidhje me ndonjë incident real.

Errët
Ndritshëm