Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen e Meriton Ramadanit, i cili ndërroi jetë të martën në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala ka konfirmuar se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizimin që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit, së bashku me institucionet e tjera relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore. Për çdo informacion të ri, do të njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.