Errët
Ndritshëm

Ndalet 21-vjeçari në Kaçanik me substancë narkotike

06.12.2025

Një 21-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kaçanikut në orët e para të mëngjesit të 6 dhjetorit, pasi tek ai u gjet substancë që dyshohet të jetë marihuanë, së bashku me mjete për përdorim të saj. Rasti është referuar menjëherë te Njësia e Antidrogës, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e procedurës penale dhe lirimin e të dyshuarit në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, kur patrulla policore ndaloi një veturë të tipit Mercedes me targa vendore. Gjatë kontrollit të pasagjerit I.Xh. (21 vjeç), policia gjeti dhe sekuestroi një sasi substance narkotike të dyshuar marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla dhe një cigare të mbështjellë me narkotik.

I dyshuari u shoqërua në stacion policor dhe u intervistua lidhur me rastin. Zyra e prokurorit dhe Njësia e Antidrogës po vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Errët
Ndritshëm