Nënë e bijë janë rrahur mes vete në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës, ku të dyjat janë arrestuar pasi një mosmarrëveshje mes tyre ka përfunduar me përleshje fizike.
Sipas Policisë, nuk ka të lënduara dhe nuk është kërkuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyja janë liruar në procedurë të rregullt.