Në moshën 15-vjeçare, Mohammed duhet të ishte në shkollë me bashkëmoshatarët e tij, por që nga momenti kur babai i tij u vra në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza, ai është detyruar të braktisë shkollën dhe të marrë mbi supe përgjegjësitë e furnizuesit kryesor të familjes. “Kjo barrë nuk është e imja për ta mbajtur,” tregon ai për Al Jazeera.
“Kjo punë – bartja e termosave, e filxhanëve, shkuar e ardhur? Është shumë. Jam i lodhur, por duhet ta bëj për t’i mbajtur motrat dhe vëllezërit e mi.”
Mohammed është një nga numri gjithnjë në rritje i fëmijëve palestinezë në Gaza që janë detyruar të punojnë për shkak të luftës së Izraelit.
Me të paktën 39,000 fëmijë që kanë humbur një ose të dy prindërit në luftë, dhe me ekonominë e enklavës të shkatërruar nga konflikti, edhe fëmijë të moshës tetë vjeç janë shtyrë të punojnë për të mbijetuar, duke humbur jo vetëm shkollën, por edhe vetë fëmijërinë.
Nëna e Mohammed-it, Atad Ashour, thotë për Al Jazeera se e di që djali i saj duhet të jetë në shkollë, por se nuk kanë alternativë tjetër.
“Pas vdekjes së babait, nuk kemi asnjë të ardhur,” thotë ajo.
Ajo shton se vëllezërit më të mëdhenj të Mohammed-it nuk kanë gjetur punë, dhe ajo nuk mund të sigurojë asgjë për familjen.
“Ai është ende një fëmijë, por mban mbi supe një përgjegjësi që nuk i takon,rrethanat na kanë shtyrë drejt kësaj.”, tha ajo.