Një person është arrestuar të dielën në Kaçanik, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë tjetër në oborrin e shtëpisë së viktimës.
Sipas dyshimeve të para, i dyshuari është paraqitur në oborrin e tij dhe ka shkaktuar frikë e shqetësim tek viktima përmes kanosjes verbale.
Policia ka intervenuar, duke e shoqëruar të dyshuarin në stacion për procedura të mëtejshme hetimore.