Errët
Ndritshëm

Policia ia zë 54 thika një të dyshuari në Prishtinë , dyshohet se ia shiste të miturve

28.11.2025

Policia e Kosovës ka sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike nga një person i arrestuar mbrëmë në Prishtinë, i cili dyshohet t’i ketë shitur këto mjete të rrezikshme tek persona të mitur.

Sipas Policisë, arrestimi u realizua pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës së Stacionit Policor “Qendra”.

Në njoftim thuhet:
“Pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor ‘Qendra’, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.”

Tutje, Policia ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Errët
Ndritshëm