Dy persona nuk iu bindën urdhrave policorë për ndalim të mjetit, provuan të ikin me veturën e tyre . Më pas, policët arritën ta ndalojnë automjetin, mirëpo njëri nga të dyshuarit, me armë në dorë, kishte ikur në mal, ne fshatin Zhborgje te Shtimes. Ikja e tij nuk zgjati shumë, pasi i njëjti përfundoi përsëri në duart e policisë.
Të dy u arrestuan, ndërsa pistoleta me 12 fishekë u sekuestrua.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.