Errët
Ndritshëm

Palestinezët në veri të Gazës përballen me “luftë për mbijetesë” pavarësisht armëpushimit

24.10.2025

OKB kërkon rrijten e ndihmave humanitere për palestinezët.

Palestinezët që po kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Gazës po përballen me një “luftë të përditshme për mbijetesë”, pavarësisht armëpushimit që është në fuqi.

Shumë prej tyre ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të pranisë së trupave izraelite në zonë.

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga Izraeli të lejojë më shumë kamionë ndihmash dhe të hapë më shumë pika kalimi drejt Gazës, pasi niveli aktual i ndihmave mbetet shumë më i ulët nga ai që parashikon marrëveshja e armëpushimit, raporton Al Jazeera.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë presionin ndaj Izraelit që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa diplomati i lartë amerikan Marco Rubio është zyrtari më i fundit që ka vizituar vendin.

Ndërkohë, një të mitur palestinez ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë një aksioni ushtarak izraelit në kampin Askar të Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas të dhënave të fundit, lufta e Izraelit në Gaza ka shkaktuar të paktën 68,280 të vrarë dhe 170,375 të plagosur që nga tetori i vitit 2023.

Errët
Ndritshëm