Errët
Ndritshëm

Aksident në fshatin Peran të Podujevës, dy persona dërgohen për trajtim mjekësor

13.10.2025

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në ora 11:40 në fshatin Peran të Podujevës, ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje.

Sipas Flora Ahmetit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Errët
Ndritshëm