Errët
Ndritshëm

Deputetët opozitarë ndërpresin Trump me banderolën ‘Njiheni Palestinën’

13.10.2025

Presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua të hënën parlamentit izraelit.

Fjalimi i tij u ndërpre për pak çaste, kur deputeti i opozitës Ayman Odeh ngriti një letër me mbishkrimin “Njihni Palestinën”. Ai u nxor jashtë nga sigurimi, sikurse edhe deputeti tjetër Ofer Cassif, që u përjashtua për të njëjtën arsye, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pas incidentit, Trump e vazhdoi adresimin para ligjvënësve izraelitë, i cili vjen pak para udhëtimit për në Egjipt, ku pritet të bashkëkryesojë një samit ndërkombëtar mbi marrëveshjen e paqes ne Gaza.

Deputeti i perjashtuar Odeh reagoi në llogarinë e tij në X.

“Sasia e hipokrizisë në parlament është e padurueshme. Të kurorëzosh Netanyahun me lajka të tilla që nuk janë parë kurrë, përmes një grupi të orkestruar, nuk e liron atë dhe qeverinë e tij nga krimet kundër njerëzimit të kryera në Gaza, as nga përgjegjësia për gjakun e qindra mijëra viktimave palestineze dhe mijëra viktimave izraelite,” tha ai në X.

Errët
Ndritshëm