Errët
Ndritshëm

Hamas dorëzon 20 pengjet izraelite, Izraeli nis lirimin e rreth 2,000 palestinezëve

13.10.2025

Hamas ka liruar 20 pengjet izraelite të mbijetuara që mbaheshin në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli ka filluar procesin e lirimit të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, si pjesë e zbatimit të marrëveshjes për armëpushim ndërmjet palëve.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Izrael, ku ka mbajtur një fjalim para Kneset-it (parlamentit izraelit), përpara se të udhëtojë drejt Egjiptit për të bashkëkryesuar një samit ndërkombëtar që synon zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Në anën tjetër, qytetarët palestinezë po kthehen gradualisht në atë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre në veriun e Gazës, ndërsa ndihmat humanitare, shumë të nevojshme pas muajsh luftimesh, kanë filluar të hyjnë ngadalë në territor, raporton Al Jazeera.

Sipas të dhënave të fundit, i pasojë e gjenocidit që Izraeli ushtroj në Gaza shkaktoj të paktën 67,869 viktima dhe la të plagosur 170,105 palestinezë që nga tetori i vitit 2023.

Errët
Ndritshëm