Errët
Ndritshëm

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën e mallrave me vlerë mbi 5 mijë euro në Vermicë

11.10.2025

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vermicës kanë parandaluar disa tentativa për kontrabandë të mallrave përmes dërgesave të postave të shpejta, gjatë kontrollit të realizuar më 11 tetor 2025.

Sipas Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara llogaritet të jetë mbi 5,000 euro, ndërsa zyrtarët janë duke verifikuar saktësisht shumën totale dhe përputhshmërinë e dokumentacionit me rregullat doganore në fuqi.

Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin.

Në njoftim, Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, transparencën dhe integritetin në çdo procedurë doganore, duke theksuar se do të vazhdojë të parandalojë çdo tentativë për shmangie të detyrimeve ligjore dhe dëmtim të tregut të ndershëm.

Errët
Ndritshëm